Shqiperi/ Kemi dokumentet brenda, s’jemi njoftuar”/Biznesmenët përplasen me policinë tek Arena

12.07.2019 11:16:18

Vazhdon shembja e godinës 4 katëshe pranë “Arenës Kombëtare”. Sipas personave që ushtrojnë aty biznesin nuk ka pasur asnjë njoftim zyrat se godina do të shembej sot.

Po kështu ka pasur një përplasje mes tyre dhe policisë pasi kanë tentuar të futen brenda në godinë. Ata janë shprehur se të paktën të marrin dokumentet që kanë brenda. ”Na lini të marrim dokumentet, kasafortat”, ishte thirrja e një prej përfaqësuesve të bizneseve në këtë godinë. Duhet të themi se brenda godinës ka mobilie dhe orendi pasi nuk janë hequr.

Që prej mëngjesit të sotëm ka nisur shembja e një godine pranë “Arenës Kombëtare” në Tiranë. Godina po shembet me fadroma, jo me shpërthim të kontrolluar. Erion Veliaj thumbon Lulzim Bashën, duke e quajtur ndërtesën çiban të Lulit