Shqipëri/ Këshilltari i Metës i lidhur ish-senatorin italian në fushatën për rrëzimin e qeverisë Rama

05.06.2020 12:38:32

Ilir Kulla, këshilltari aktual i presidentit Ilir Meta, rezulton të jetë përfshirë në një lidhje me ish-senatorin Italian, ku është paguar për të bërë fushatë për rrëzimin e qeverisë Rama në vitin 2017.

Ish-deputeti Segio de Gregorio, sipas Il Fatto Qutidiano shkruan në vitin 2017  financoi aktivitin e Ilir Kullës, një diplomat i lartë nga Tirana, i cili i caktoi ish-senatorit detyrën e “organizimit të një fushatë denigruese kundër qeverisë shqiptare”, si një përpjekje për të rrëzuar pushtetin e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Pikërisht bëhet lidhje dhe për lajmin e publikuar tre vite më parë dërgimin e 1400 kontenirëve me plehra nga Italia në Shqipëri që shkaktoi tronditje në politike shqiptare.

Mbetjet toksike të publikuar nga media italiane parashikoheshin te niseshin drejt vendit tonë për t’u groposur në Shqipëri. Por prokuroria e vendit fqinj zbulon skandalin se kush fshihej mbrapa. Prokuroria italiane nga hetimet që ka bërë ka zbuluar se pas skandalit qëndron këshilltari i presidentit të sotëm Ilir Meta. “Lajmi u sajua me porosi të këshilltarit të Ilir Metës” kështu shkruan prokuroria italiane.

Fushata denigruese nisi në 2017-ën dhe asokohe u mbështet edhe nga opozita shqiptare. Këshilltari i Ilir Metës ka qenë në Itali në 26 shkurt, ndërsa 2 ditë më pas faqja “Pianeta Italia News” botoi lajmin e rremë.

Mes tetë personave të arrestuar në Itali për këtë skandal është edhe ish-senatori Sergio de Gregorio, pronar i faqes online “Pianeta Italia News”, që prodhoi lajmin e rremë.

Ish-anëtari i i Senatit, i njohur për kontributin, në vitin 2008, në rënien e qeverisë Prodi, falë lëvizjes së tij në Forza Italia, akuzohet për zhvatje, pastrim parash dhe vetë-pastrim. Për politikanin shqiptar, De Gregorio do t’i kishte paguar shumën prej 30,000 eurosh.

Sipas Sipas rindërtimit, 30,000 euro të paguara për Kulla ishin pjesë e një shume totale prej 55,000 eurosh që De Gregorio kishte marrë nga ana e tij si hua nga kjo Barletta Eraldo (jo e hetuar): 25,000 euro të tjera ishin “investuar” në shndërrimin e Bar Surma përmes Flavia, në qendër, e marrë sipas prokurorëve përmes zhvatjes ndaj pronarëve të mëparshëm.