Shqipëri: Komisioneri europian, Johannes Hahn: Qeveria, përgjegjësi të mëdha. Prioritet vettingu

14.09.2017 12:21:26

 Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn ka uruar kryeministrin Rama për formimin e qeverisë

“Uroj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për formimin me sukses të qeverisë”, është shprehur Hahn në profilin e tij në Twitter.

Komisioneri ka nënvizuar se qeverinë e re e presin “përgjegjësi të mëdha për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve”.

Ndërkohë, Hahn ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët i ka vlerësuar për profesionalitetin e tyre.

“Mirëpres praninë e vëzhguesve të ONM-së, si një hap i rëndësishëm përpara drejt implementimit me sukses të procesit të vettingut. I uroj grupit sukseset më të mira”, ka pohuar Hahn.