Shqipëri/ Koronavirusi “futet” tek Biblioteka Kombëtare, infektohen tre punonjës

14.07.2020 09:21:38

Tre persona të tjerë janë infektuar me Covid-19. Mësohet se personat në fjalë janë punonjës të Bibliotekës Kombëtare.

Prej ditësh, tre personat në fjalë kishin simptoma dhe vetëm sot kanë marrë përgjigjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv.

Mësohet se rasti i parë i infektuar ka qenë një punonjëse e Bibliotekës së Vjetër e cila ndodhet pranë “Lulishte 1 Maji” në Tiranë.

Sakaq punonjësja me koronavirus ka infektuar edhe 2 koleget e saj.

Gjithashtu është mësuar se sot do të bëhet edhe dezinfektimi i gjithë institucionit.

Nuk dihet ende nëse këto tre infektime, do të sjellin mbylljen e Bibliotekës Kombëtare.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.