Shqipëri/ KSA, Bylykbashi: U derdhën 5 mln euro në zgjedhje

13.02.2018 10:19:03

Në ditën e dytë të punimeve të sesionit të 12 të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, Partia Demokratike ka denoncuar sërish shit-blerjen e votës në zgjedhjet e qershorit të shkuar.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se “20% e votuesve kanë marrë para në këmbim të votës, ndërsa punonjësit e administratës janë vënë nën presion dhe OSBE/ODIHR ka kërkuar të merren masa për shitblerjen e votës.

”Nga përgjigjet për çështjen Tahiri ka rezultuar se janë dhënë 5 milionë euro për shitblerjen e votave. Krimi është përfshirë në zgjedhje. Ndaj duhet konsensus për reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore nuk duhet t’i ngjajë asaj në drejtësi”.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, nuk mohoi, por tha se ”ka pasur ashpërsim të vendimeve për shitblerjen e votës”.

Ndërsa, deputetja e LSI, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, vërejti “duhet një reformë zgjedhore që t’i zgjidhë të zgjidhë të gjitha problemet”.