Shqipëri/ “Kushtetuesja s’do bëhet një KQZ palaço”, çfarë po ndodh në takimin e Metës me opozitën

19.11.2019 11:16:10

Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë ulur përballë njëri-tjetrit, pas ftesës që kreu i shtetit i bëri opozitës jashtëparlamentare për të diskutuar situatën në vend. Në krah të Metës ndodhen këshilltarët e tij, ndërsa Basha ka në krah drejtuesit e partive aleate.

Presidenti do të diskutojë me opozitën për atë që e konsideron “situatë dramatike ku ndodhet vendi dhe për pasojat e saj të papranueshme”.

Kreu i shtetit është përfshirë ditët e fundit në një përplasje të fortë me mazhorancën e Edi Ramës për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Faleminderit që i jeni përgjigjur kësaj ftese për një takim zyrtar për situatën tepër kritike të vendit, të funksionimit të shtetit të së drejtës, për t’u informuar në detaje nga pikëpamja për kapjen më të rëndësishme se cdo institucioni tjetër të shtetit, për ta shndërruar në një KQZ-së palaço, si ajo që panë të gjithë shqiptarët. Kjo çështje nuk do të mbyllet, unë nuk do të lejoj” deklaroi Meta sot gjatë takimit.