Shqipëri/ Ky është roja i vrarë me armë sot në pyll në Himarë

31.05.2020 21:50:41

Ylli Luçaj u gjet i pajetë, pasi ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Kuç të Himarës.

Trupi i pajetë i Luçajt u gjet në pyllin e fshatit, ndërsa ai ishte babai i dy fëmijëve.

Prej disa muajsh punonte si roje në rrugën e re Kuç-Himarë që po ndërtohej.

Sipas policisë, 65-vjeçari u qëllua me dy plumba, ndërsa ngjarja mbetet ende e paqartë.

Policia ka shoqëruar disa persona si të dyshuar, apo që mund të kenë informacione për ngjarjen.