Shqipëri/ LSI, Vasili: Parlamenti zero, qeveri e vdekur

19.06.2018 21:31:08

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reguar sot për incidentet në komisionet e Kuvendit. Në një postim në Facebook, Vasili thotë se Parlamenti dhe deputetët e PS kanë rënë në greminën mendore të kryeminstrit.

kryedeputeti i LSI-së shkruan se këto të sotmet janë ditët më të zeza të parlamentarizmit shqiptar.

“Parlamenti po përjeton ditët më të zeza, standardet më mizerabel dhe drejtimin më zero që nuk është parë kurrë më parë”, shkruan Vasili.

Përgjegjës për këtë situatë ai bën Kryeministrin Rama dhe ata që i quan majmunë, dhe që e imitojnë atë në çdo sjellje.

“Histeria impotente e kryeministrit dhe majmunëve imitues të tij, e ka kthyer parlamentin në një institucion të shplarë nga identiteti kushtetues, moral e politik, ndërsa kryetari i Parlamentit rri e vështron se si ai shkatërrohet pa lëvizur gishtin e duke u konformuar në mënyrë servile deri në dhimbje me banditizmin qeveritar antiparlament”.

Vasili e mbyll duke shkruar se “Parlamenti është pa drejtim dhe ashtu si gjithë Shqipëria ndodhet nën peshën e epidemisë së idiotësisë kolektive të një qeverie të vdekur”.