Shqipëri/ Lulzim Basha me banorët e Kukësit: Me 16 shkurt rrethoni Tiranën

08.02.2019 13:12:43

Në kuadër të turit të takimeve me qytetarët për protestën e 16 shkurtit, kreu demokrat Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Kukësit.

Basha u premtoi qytetarëve që do heqë taksën e “Rrugës së Kombit”, por veç kësaj do hapë edhe Universitetin e Kukësit.

Ai u bëri thirrje kuksianëve që më 16 shkurt të vijnë në Tiranë për të kërkuar të drejtat e tyre dhe rrëzimin e qeverisë së krimit.

“Gjëja e parë që do zotohem para jush, çdo padrejtësi që ka bërë Rama ndaj kuksianëve do ta bëjmë që në javët e para në pushtet, duke nis me anulimin e traut. Taksa do zerohet. Ju e arritët një sukses, treguat rrugën si komunikohet me Ramën”, deklaroi Basha.