Shqipëri/ Makina “zhytet” në lumin Osum, çifti nga Skrapari…

27.01.2019 12:42:51

Një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Shkëmbi i  Kopaçit, në zonën e Poliçanit, mbrëmjen e djeshme.

Ka qenë një automjet që ishte duke udhëtuar nga Poliçani në drejtim të Skraparit, që ka përfunduar në lumin Osum, por fatmirësisht kanë shpëtuar personat që udhëtonin në të.

Burrë e grua që ishin duke udhëtuar në makinë fatmirësisht kanë dalë me shpejtësi dhe janë transportuar në spitalin e Skraparit. Çifti ka plagë të lehta dhe të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.