Shqipëri/Mbaron mandati i Butkës, hapet konkursi për drejtorin e ri të QKK

20.02.2019 17:50:35

Ministria e Kulturës ka hapur konkursin për kreun e ri të Qendrës Kombëtare Kinematografike, pas mbarimit të mandatit të kryetarit aktual Ilir Butka. Ndër kriteret e kandidatëve që do të aplikojnë për këtë post renditet “një platformë nxitëse për krijimin e ideve të reja në kinematografi”. Butka u zgjodh në krye të QKK-së në vitin 2014-të, duke zëvendësuar Artan Minarollin. Në thelb të punës së tij, ai u shpreh se do të ishte mbështetja e regjisorëve të rinj.