Shqiperi/ Mbyllet kufiri/ Nga Italia asnjë pasagjer, as nga toka, as nga ajri dhe as nga deti

10.03.2020 12:15:47

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku në një deklaratë për mediat ka njoftuar se qytetarë nga Italia nuk do lejohen të vijnë më as nga deti dhe as nga ajri, duke bllokuar kështu kufijtë hyrës.

Balluku sqaroi se qytetarët që duan të ikin jashtë nuk paralizohen. Në këtë mënyrë kompanitë që janë të interesuara që të marrin pasagjerë nga Shqipëria mund të sjellin avionë, apo tragete bosh nga Italia për të marrë më pas pasagjerët. Gjithashtu ajo theksoi se transporti i mallrave nuk do të preket.

“Avionë që vijnë jo bosh nga Italia, pa pasagjerë, nuk do lejohen që të vijnë më. Këta avionë mund të marrin pasagjerë për ti dërguar në Itali,. Vazhdojmë të bëjmë thirrje që kompanitë duhet të koordinohen me data të tjera për personat që kanë prerë bileta në data të ardhshme.

Sonte do të nisen tragetet e fundit Vlorë-Brindizi dhe Durrës-Bari  me të gjithë pasagjerët. Pas këtij itinerari nuk do të ketë me udhëtime të tjera. Në rast se autoritetet italiane do jenë të interesuara të vijnë bosh dhe të marrin pasagjerë ne jemi të hapur për këtë bashkëpunim.