Shqipëri/ Me 167 km/h në autostradë, policia i heq patentën: Mos fluturoni!

04.08.2018 10:17:58

Policia ka vijuar aksionin për të shmangur aksidentet. Një grup i patrullimit është stacionuar në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Yrshekut, ku edhe janë aplikuar masa administrative ndaj shkelësve të kodit Rrugor.

I tillë ka qenë edhe rasti i një mjeti, i cili ecte me shpejtësi “skëterrë” prej 167 kilometrash në orë, por që nuk i shpëtoi radarit të policisë rrugore.

“Për këta drejtues mjetesh që fluturojnë, Radari u shpëton jetën, pasi do shkojnë në banesë pa patentë dhe jo patenta pa të zotin.

Mos fluturoni, por udhëtoni brenda limiteve të lejuara të shpejtësisë, respektoni rregullat e qarkullimit në rrugë dhe destinacioni juaj është i sigurt”, njofton policia.