Shqipëri/ Me kamuflazh dhe mjekër, Sajmir Tahiri në çatinë e Labërisë!

26.08.2018 18:27:52

Fundjavë “ndryshe” për ish-ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili ka treguar edhe një herë pasionin e tij për udhëtimet, aventurat dhe lartësitë.

Tahiri është shfaqur si asnjëherë më parë i veshur me rroba ushtarake kamuflazhi dhe me mjekrën e gjatë, duke treguar se ndodhet mbi majën e Kendrenicës.

“Maja e Kendrenicës – 2.122 metra. Përshëndetje nga çatia e Labërisë”, – shkruan Tahiri.