Shqipëri/ Ministri i Ramës sherr me deputetin e PD: Do ju zëvendësojmë si Pele-ja!

22.02.2019 11:03:20

Aldo Bumçi dhe Blendi Klosi janë përplasur ashpër në studion e emisionit “Opinion”, teksa po diskutohej akti ekstrem që ndërmori sot opozita për të dorëzuar mandatet parlamentare.

Deputeti demokrat Aldo Bumçi tha se aksioni opozitar do të vazhdojë, pasi opozita është në rrugë, ndërsa Klosi i tha se  vendimi i opozitës e gjeti të papërgatitur, por të tjerë sipas tij do e zëvendësojnë.

Klosi e krahasoi zëvendësimin e opozitës me largimin e ylli brazilian Pele nga futbolli, i cili u zëvendësua nga të tjerë yje.

Blendi Klosi: Ka qenë e papritur sepse nuk ka logjikë. Edhe në kemi bërë protesta dhe Sali Berisha të njëjtin veprim që bëri që kishte ishte që dilte në dritare dhe nuk pyeti për vuajtjet tona. Shqetësimi ynë është si do kthehen. Nëse nuk ka kthim do dalin si të tjerë. Kur iku Pele nga futbolli erdhën të tjerë.

Aldo Bumçi: Protesta, rruga dhe protesta janë shpëtimi i shqiptarëve. Nuk janë institucionet tulla dhe llaç. Sot më thuaj një institucion të pa kapur nga Edi Rama. Protestat tona do vijojnë të jenë masive në çdo qytet të Shqipërisë dhe në Tiranë. Format dhe mënyrat do i mësoni. Ato njerëz dolën se ka urrejtje dhe mllef, por ka dhe shpresë.

Blendi Klosi: Mos u bë depresiv, bëre mirë që dhe dorëheqjen sot.

Aldo Bumçi: Je kot, mos fol kot! Jeni kukulla, në duart e një të marri, s’keni personalitet!

Blendi Klosi: Ju nuk keni program…