Shqipëri-Moldavi 2-0, Abazaj e Bytyqi bëjnë diferencat

27.03.2017 20:45:18

Kombetarja U-21 pas barazimit të dy ditëve më parë në miqësoren ndaj moshatarëve të Moldavisë me rezultatin e bardhë 0-0, kanë dalë triumfues në ndeshjen e ditës së sotme ndaj të njëjtit ekip, me rezultatin 2-0.

Shpresat e drejtuara nga trajneri Alban Bushi riluajtën në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Moldavisë për herë të dytë brenda 2 ditëve, por këtë herë skemat e Bushit dhanë edhe rezultatin e duhur duke sjellë fitoren 2-0.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 1-0 me gol të Kristian Abazajt. Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë Bytyqi që ka shënuar sërish për kuqezinjtë dhe golin e fundit të ndeshjes.