Shqipëri/ Moti i keq, ARRSH: Ura e Viroit e pakalueshme

03.02.2018 17:14:18

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se aktualisht rruga tek Ura e Viroit në aksin Tepelenë-Gjirokastër është e bllokuar për autoveturat.

Prurja e ujit nga liqeni që shkarkohet mbi rrugë është rritur dhe pengon kalimin e autoveturave.

Punonjësit e ARRSH, kompanisë së mirëmbajtjes, Policia Rrugore dhe Prefektura po ndjekin nga afër situatën.