Shqipëri/ Ndezen “gjakrat”/ Këlliçi i PD sulmon shefat e shtabeve të PS në Tiranë: Ata i kanë hajdutë, ne i kemi profesorë

07.02.2021 16:30:38

Ndezen “gjakrat” e fushatës elektorale për Tiranën. Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, njëherësh pjesë e shtabit elektoral për drejtimin e disa njësive për metropolin ka akzuar ashpër drejtuesit socialistë të qarqeve duke i quajtuar si hajdutë.

Ai sulmon Elisa Spiropalin, Erjon Velinë dhe Ervin Bushatin, tri drejtuesit kryesor politikës të PS-së për Tiranën.

“Shikoni Elisën, drejtuese politike e PS në Qarkun Tiranë. Vajza e hollë që lotonte për minatorët e Bulqizës, sot thotë “Nuk u bë deti kos” për rritjen e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë”, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë

Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali kanë pësuar transformime që as kirurgjia plastike nuk i mundëson!!!
Shikoni fotot e parapushtetit. Nuk dallon dot a janë këta a të tjerë. Aq shumë kanë ndryshuar nga të majmurit me taksat që paguajnë shqiptarët.

Shikoni Elisën, drejtuese politike e PS në Qarkun Tiranë. Vajza e hollë që lotonte për minatorët e Bulqizës, sot thotë “Nuk u bë deti kos” për rritjen e ndihmës ekonomike për njerëzit në nevojë.

Çfarë pafytyrësie ekzemplare! Çfarë shpërfytyrimi që i ndodhi kryedoganieres mjafto-socialiste! I firoi 5 milionë euro shoqja Elisa. Tani thotë dua edhe 4 vjet të tjera. Iku koha kur Veliaj dhe Spiropali thonin Mjaft! Tani thonë edhe 4 vjet të tjera.

Ervin Bushati, drejtuesi tjetër socialist thoshte se Shqipëria ka performancë prej qeverisjes, 10 herë me të mirë se Gjermania dhe 50 herë më të mirë se Italia. Prandaj nuk i hap negociatat BE. Çmënduri që dhe vetë skuqet nga turpi kur e thotë.

Si drejtues politik të parë kanë Erion Veliajn. Hajduti i prin karvanit të vjedhur me emrin Shqipëri.
Kurse PD u ka vënë përballë profesorë, njerëz me moral dhe integritet. As që e marr mundimin të bëj krahasime me ata se është turp. Më 25 prill fiton Shqipëria, jo hajnia, as Velia dhe as Mafia!