Shqipëri/ Opozita shkon të dorëzojë mandatet tek Kryesia, protestuesit e ndjekin nga pas

21.02.2019 13:28:56

Opozita e bashkuar shkon të dorëzojë mandatet tek Kryesia e Kuvendit. Një ditë më parë ata firmosën dokumentin e dorëheqjes. Pas fjalimit, kreu i PD dhe LSI-së i janë drejtuar Kryesisë së Kuvendit. Ata ndiqen nga turma e protestuesve.

Mësohet se kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim tek Kryesia e Kuvendit me Gramoz Ruçin. Takimi është parashikuar që të zgjasë 60  minuta, ndërkohë që protestuesit po vërshojnë drejt godinës së Kryesisë së Kuvendit. Nuk dihet nëse Rama do të vazhdojë të qëndrojë aty.