Shqipëri, për 6 muaj 116 të vdekur nga aksidentet në komunikacion

22.08.2018 17:12:26

Shqipëria vijon të ketë një numër të madh jetësh të humbura nga aksidentet rrugore edhe pse në krahasim me vitin e kaluar ka një frenim të lehtë.

Sipas të dhënave të INSTAT në shtatë-mujorin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 116, nga 127 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat tregojnë se në korrik 2018, aksidentet rrugore, në 74,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, raporton shekulli.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 45 – 60 vjeç, duke zënë 27,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 15,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në shtatë mujorin 2018, aksidentet rrugore në 20,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 7,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.