Shqipëri: Përmbytjet, Xhelal Mziu: Ja kërkesat që i parashtrova Ramës

03.12.2017 21:31:14
 

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mëziu teksa ishte prej 36 orësh në terren pranë familjeve të përmbytura në Valias dhe zona të tjera të Kamzës dhe Paskuqanit, shoqëroi mbrëmë kryeministrin Rama gjatë vizitës në zonën e përmbytur si dhe i parashtroi kreut të qeverisë kërkesat që kishte institucioni i bashkisë.

Ndryshe nga herët e tjera përmes shkresave, mbrëmë kryebashkiaku Mziu i kërkoi live Ramës që të financonte disa projekte emergjente që do të ndihmonin në parandalimin e përmbytjeve.

Duke ecur në këmbë dhe parë nga afër situatën e rënduar në të cilën ndodhej Valiasi, Mziu i kërkoi kryeministrit:

1. Dëmshpërblimin e rreth 400 familjeve të përmbytura në Kamëz që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre, të konstatuara këto, nga grupet e punës së Shtabit të Emergjencave të Bashkisë Kamëz.

2. Financim të kolektorëve; Valias i Ri, Valias i Vjetër.

3. Financim i kolektorit Zall-Herr-Bathore-Frutikulturë.

4. Pajisja me ekskavator, gjë që i ishte mohuar më parë nga ana e qeverisë.

5. Pajisja e Kamzës me një stacion zjarrëfikseje duke qenë se nuk e ka.