Shqiperi/ “Përplasja” tek Infektivi/ Ballafaqimi i qytetarëve me Piperon, Meta reagon pas ‘pamjeve shqetësuese’

06.08.2020 14:57:12

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të disa fotove para Spitalit Infektiv, ku familjarët e pacientëve të prekur nga COVID-19, ankohen se s’kanë marrë informacione për gjendjen e të afërmeve të tyre që prej 36 orësh.

Sipas Metës familjarët e qytetareve duhet të trajtohen denjësisht dhe të informohen për shëndetin e pacientëve.

Presidenti i ka quajtur si shqetësuese pamjet e grumbullimeve para godinës së Spitalit Infektiv, ku sipas tij për këtë situatë duhet reflektim i menjëhershëm.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm”, thekson Meta.

Më herët Gazeta SHQIP publikoi disa pamje ku qytetarët komunikojnë me mjekun Pëllumb Pipero.

"Përplasja" tek Infektivi/ Ballafaqimi i qytetarëve me