Shqipëri: Petrit Vasili: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ç’pret akoma qeveria?!

01.12.2017 21:07:09

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së,  Petrit Vasili i kërkon qeverisë të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. “Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ç’pret akoma qeveria?! Shqipëria po përballet me një situatë shumë të rëndë në të gjithë territorin me rreziqe shumë të mëdha për pronën dhe shëndetin e qytetarëve. Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Çfarë pret? Situata rëndohet orë pas orë.

Kryeministri duhet të jetë në ballë të shtabit të emergjencës dhe të marrë e të ushtrojë përgjegjësitë e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, që nga zyra e deri në drejtimin në teren.

Kryeministri nuk mund të jetë komentator. Te shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme. Koha nuk pret. Mijëra qytetare presin dorën dhe mbështetjen e shtetit.”, shkruan Vasili.