Shqipëri/ “Po ikim në Greqi për të festuar Shën Valentinin”/ Si u kap çifti shqiptar me 15 kg marijuanë

15.02.2020 10:29:52

Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi prej 15 kg marijuanë, duke vënë në pranga një çift shqiptar.

Sipas mediave të vendit fqinj, operacioni i policisë është zhvilluar në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar. Policia ka ndaluar një mjet që po tentonte të hynte në brendësi të tokës greke, ku ka zbuluar sasinë e drogës.

Në portat e pasme të mjetit, në vende të improvizuara enkas, u zbuluan nga policia greke 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë si dhe dy celularë. Fillimisht çifti është justifikuar se vinte nga Shqipëria për të festuar në Greqi festën e të dashuruarve.

Nuk bëhet publike mosha e tyre, ndërsa mësohet se operacioni është zhvilluar pas një informacioni të marrë më herët.