Shqipëri/ Protesta e 11 majit /Basha publikon spotin: Nesër bashkë për një qëllim

10.05.2019 15:45:24

Krye i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar spotin e protestës së nesërme të opozitës së bashkuar duke iu bërë apel shqiptarëve, të gjithë të bashkuar për një qëllim.

“Nesër në orën 18:30, të gjithë të bashkuar për një qëllim: ta bëjmë Shqipërinë si Europa! Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #11Maj”, shkruan Basha në facebook.

Mesazhi i videos
Një ore e re po troket
Me besimin tek njëri-tjetri
Tek forca e bashkimit
Tek Demokracia
Tek Europa

Do t’i hapim dyert e Europës

Kur të çlirohemi nga e keqja
Kur të ndëshkojmë krimin dhe korrupsionin
Kur vota të jetë e lirë
Kur të luftojmë korrupsionin
Të largojmë qeverinë e lidhur me krimin
Asgjë nuki ndal shqiptarët kur bëhen bashkë!
Asnjë hap pas!
Për një Shqipëri si gjithë Europa!
11 Maj ora 18.30”!