Shqipëri: Protesta, Kryemadhi: Edi Rama po shkel Kushtetutën, të iki

18.12.2017 10:05:31

Në një deklaratë para parlamentit kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se do bëjë detyrën si deputete shqiptare dhe nuk ka zgjidhje sipas saj përveç se të ndalohet votimi i sotëm në parlament.

“Ne do bëjmë detyrën tonë si deputet dhe jam e bindur që shqiptarët nuk janë dakord që të përfaqësohen nga politikanë që janë të lidhur me krimin. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç se ta ndalojmë. Nuk do ta lejoja kurrë atë që Edi Rama po i bënë fëmijëve shqiptarë.

Edi Rama po shkel Kushtetutën, të iki të pi kafe me Mogherini dhe mos të kthehet më” –  tha Kryemadhi.