Shqipëri/ Protesta për 25-vjeçarin e vrarë, qytetarët i vënë zjarrin Pemës së Krishtlindjeve tek Kryeministria

09.12.2020 19:52:24

Protestuesit i kanë vënë flakën pemës së Vitit të Ri të vendosur në oborrin e kryeministrisë.

Kjo ka ndodhur në shenjë proteste pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga efektivi i FNSH ditën e djeshme.

Protesta ka nisur që prej orës 16:00 dhe është shoqëruar me disa incidente. Në fillim qytetarët u vendosën përpara ministrisë së Brendshme ku pati përplasje edhe me policinë.

Nga tensionet mbetën të plagosur një polic, një gazetar dhe reperi Stresi.

Ndërkohë tashmë janë vendosur para kryeministrisë qindra protestues