Shqipëri/ Qeveria shqiptare shkelë kushtetuten me projektligjin e Teatrit Kombëtar

29.06.2018 23:35:57

Reagojnë ashpër qytetarët pas kalimit të projektligjit për Teatrin në Kuvend. Ata shprehen të vendosur, se “Teatrin nuk e lëshojmë!”. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit publikon aferat dhe sot nis peticionin e hapur kundër mosshembjes së teatrit.

Edhe pse projektligji për shembjen e teatrit është ditën e djeshme ka hyrë në kalendar, shumë qytetarë iu bashkuan protestës në krah të artistëve, që janë kundër shembjes së kësaj godine. Ata, që nga Kukësi dhe Gjakova rrëfyen dje në shesh se janë të vendosur të rezistojnë në mbrojtje të teatrit. Për ta kjo betejë sapo ka filluar.

“Qeveritarët kanë kaluar ditën e djeshme limitet e tyre dhe s’ka më dialog”, qytetarët janë të vendosur t’i çojnë çështjes deri në fund. Prej protestës që u organizuar ditën e djeshme ata paralajmëruan se do të mblidhen të gjithë në kuvend, po qe nevoja ata u shprehën se do të ngujohen atje për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar. Anëtarët e Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit se ditën e djeshme janë provokuar nga ministrja e Kulturës.

“Kalonte dhe zgërdhihej, duke na pyetur dhe si je”, u shpreh pedagogu Ervin Goci duke e paralajmëruar Kumbaron të ketë kujdes me qëndrimin që mban ndaj qytetarëve. “Nëse situata precipiton ajo nuk do ta ketë më luksin të bredhë e lirë në Tiranë, sepse qytetarët do ta marrin me shkelma dhe do ja zbusin kurrizin”. Ditën e djeshme gjatë protestës u fol edhe për shkeljet e rënda kushtetuese që janë bërë në këtë projektligj. Por, edhe për peticionin që do të firmosë çdo deputetë që është kundër këtij ligji, intelektual, por edhe qytetarë, nën shënimin: Unë jam kundër shembjes së Teatrit Kombëtar! Ngujimi është ajo, çka pritet të ndodhë, nëse do të miratohet ky ligj në datë 5 korrik.

Ervin Goci: Tërhiqni projektligji nëse doni dialog

Sindikata e Artistëve të Skenës dalin me një qëndrim të prerë pas ngjarjeve të djeshme. Të gjithë artistë, deputetët e intelektualë do të ftohen, që të vijnë këtu edhe të hedhin firmën me një peticion, që do të rrijë këtu varur në këmbë, dhe do të shkruajnë: Nuk jam dakord, që Teatri Kombëtar të shembet. Ata kanë për dje një tradhti, kryetari i Kuvendit kalon këtë projektligj, kur kishte deklaruar që të negociohet me artistët. Me ata nuk ka më dialogë. Ditën që të bëhet votimi do të jemi të gjithë atje. Me qindra edhe me mijëra, që pastaj ata le ta kalojnë. Ministres e Kulturës, që zgërdhihej dje atje, dua që t’i them: “Sigurisht, që edhe ne mund të mos provokohemi pa marrë akoma zjarr. Por, nëse situata precipiton, ajo atë drekën që hëngri sot (dje) në atë restorantin luksoz, nuk do të ketë më luksin, se qytetarët e Tiranës do ta marrin me shkelma edhe do ja zbusin kurrizin. Ne nuk kemi dalë për mëshirë këtu, kemi dinjitet dhe e kemi marrë vendimin: Teatrin nuk e lëshojmë! Të gjejnë zgjidhjen që duan ata. Hapi i parë është, që të tërheqin ligjin, nëse duan dialog me ne”.

Peticioni që përfshin të gjitha shkeljet kushtetuese që qeveria ka bërë!

“Ne, Aleanca e gjerë e artistëve edhe qytetarëve për Mbrojtjen Kategorike të Teatrit Kombëtar jemi kategorikisht kundër projektligjit mafioz me emrin e “Përcaktimit të procedurës së veçantë dhe negocim” dhe lidhje të kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, që siç shihet edhe nga titulli edhe shtjellimi nuk ka të bëjë me TK dhe rrënimin e tij me dashje nga politika, por me favorizim mafioz të një subjekti privat, duke i kaluar asaj jo vetëm pronën e shtetit shqiptar, që prej 1912, por duke e bërë edhe ndërmjetës të pronarëve privatë, që ndodhen në zonën ndërmjet rrugëve “Avdi Toptani”, “Murat Toptani”, subjektit privat… paraqitja e këtij ligji si të jashtëzakonshëm edhe për më tepër me një procedurë të përshpejtuar, në shkelje flagrante me kushtetutën edhe ligjet në fuqi, është një atentat ndaj Republikës, konkretisht në nenin 2 dhe nenin 4 nënvijës, Kushtetuta përcakton e sovraniteti në Shqipëri e ushtron populli edhe se identiteti kombëtar edhe trashëgimia kulturore  mbrohet me ligj.