SHqipëri/ Qytetari i Burrelit porosit Bashën: Haram buka nëse nuk na i plotëson kërkesat

13.02.2019 15:10:40

Gjatë takimit më banorët e Burrelit, Basha ka dëgjuar shqetësimet e disa prej tyre. Ai u ndal nga një i burrë, i cili i la dy porosi Bashës.

“Haram buka nëse na ndan veri e jug! Haram buka nëse punëtorit në minierë nuk bëni që të marrë 1% të djersës.  Po vdesin njerëzit në galeri!

Nesër do të bëhesh Kryeministër!

Haram buka nëse nuk na i plotëson këto dy gjera nesër. Ai (Rama)  e ka harruar popullin. Mediat nuk dalin nëpër fshatra të shohin si vuajnë njerëzit”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kryedemokrati i bëri thirrje që të shtunën të vijë në Tiranë për të protestuar.

“Nuk ka njeri t’ju ulë në gjunjë ju. Këta janë kapur në vjedhje flagrante. Kanë hequr bukën e fëmijëve të tua për të mbushur xhepat e tyre. 18 milionë euro i kanë dhënë një kompanie që nuk ekziston. I patë si i nxori Zëri i Amerikës? Karriget nuk janë të këtyre! Të shtunën do të shikosh: në një anë populli, në anën tjetër pas policëve do të jenë hajdutët. Koha e fjalëve ka mbaruar, të shtunën të jemi bashkë atje në Tiranë”, deklaroi Basha.