Shqipëri/ Qytetari vendos flamurin e PD në shtyllën e tensionit të lartë, Xhelal Mziu e duartroket: Ia vlen të rrezikosh jetën

20.04.2021 01:22:32

Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka mbështetur veprimin e rrezikshëm të një qytetari matjan.

Teksa ka publikuar videon e qytetarit duke hipur në majë të shtyllës së tensionit të lartë për të vendosur flamurin e PD-së, Mziu shkruan se ia vlen të rrezikohet jeta dhe veprimi i tij është shembull.

“Për të ngritur të mirën dhe për të rrëzuar të keqen ia vlen të rrezikosh. E keqja do të marrë fund me 25 prill. Të gjithë bashkë do ta ndryshojmë Dibrën, Matin, Bulqizën dhe gjithë Shqipërinë. Shembullin na e jep ky qytetar Matjan”, shkruan ai.

Sipas Mziut, të rrezikosh jetën duke vendosur flamurin e PD, ia vlen.