Shqipëri/ Ra me kokë nga lartësia, ndërron jetë 69-vjeçarja në Ksamil

11.08.2020 14:09:52

Një incident i rëndë ka ndodhur në jug të vendit ku një grua ka humbur jetën tragjikisht.

69-vjeçarja Kristina Cauli mësohet se ka rënë nga një lartësi në plazh e si pasojë ka gjetur vdekjen.

Sipas raportimeve të para thuhet se Cauli, banuese në Berat, është dëmtuar në kokë.

Policia njofton se ajo ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu për të zbardhur shkaqet e vdekjes.