Shqipëri/ Rama mori 108 shuplaka në Holandë”, Vasili i përgjigjet maxhorancës: Një batalion budallenjsh

21.04.2019 21:26:51
Vasili e krahason Ramën me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili sipas tij ka marrë 105 duartrokitje nga i njëjti institucion.

TIRANË- Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shkruan se Edi Ra a ka marrë nga Parlamenti i Holandës 108 shuplaka. Më tej Vasili e krahason Ramën me Kruyeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, i cili sipas tij ka marrë 105 duartrokitje nga i njëjti institucion.

Vasili po ashtu ironizon dhe deklaratat e maxhorancës duke shkruar “po na tregojne per ekstremistet, racistet, armiqte holandeze, qe kane probleme mes vedi dhe ne fund e hengri qeveria e Edi Rames. Por po keta holandeze te po atij parlamenti me 105 vota votuan per vizat ne favor te Kosoves dhe kunder kerkeses per te penguar liberalizimin e vizave te saj”.

Edi Rama mori 108 shuplaka ne Holande, Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje! Një batalion budallenjsh te qeverise, te medias pa atdhe dhe te injorancës, qe lemeris dynjanë po komentojnë Holanden politike dhe vendimin e saj per vizat e Shqiperise dhe per 108 votat e saj per kete vendim.

Po na tregojne per ekstremistet, racistet, armiqte holandeze, qe kane probleme mes vedi dhe ne fund e hengri qeveria e Edi Rames. Por po keta holandeze te po atij parlamenti me 105 vota votuan per vizat ne favor te Kosoves dhe kunder kerkeses per te penguar liberalizimin e vizave te saj.

Eshte e qarte!! Qeveria e Edi Rames mori 108 shuplaka ne parlamentin Holandez, ndersa qeveria e Ramush Haradinaj mori 105 duartrokitje po ne ate parlament. Ja kjo eshte diferenca!! Ndaj mbyllni gojen se na e shpifet!!!”, shkruan Vasili në Facebook.