Shqipëri/ Shkroi ‘Turp të kesh’ tek shtëpia e ambasadorit të OSBE, lirohet pas një nate në qeli studentja

15.05.2019 12:54:26

Pas një nate në qeli është lënë e lirë Ana Azizaj, studentja e cila shkroi me bojë parrulën “Borchardt turp të kesh” në banesën ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Mësohet Ana Azizaj është pyetur për disa orë nga policia dhe është lënë e lirë mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë se studentja, e cila angazhohet në strukturat e të rinjve të LSI-së, bashkë me të rinj të tjerë shkruan dy ditë më parë poshtë banesës së ambasadorit parrulën, si shenjë revolte ndaj deklaratave të tij për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës.

Kujtojmë që e gjithë qeveria e cilësoi këtë akt si një kërcënim ndaj ambasadorit të OSBE-së.