Shqiperi/ Shkrumbohet ‘Audi’ në Fier, flakët dëmtojnë edhe tre makina të parkuara pranë tij

08.08.2020 22:41:08

Panik në Fier. Një automjet tip “Audi” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar në lagjen “Apolonia” në Fier, teksa drejtuesi i makinës sapo kishte zbritur kur mjeti që mësohet se ishte me sistem benzinë-gaz shpërtheu në flakë. Tre makina të tjera kanë mbetur të dëmtuara nga flakët pasi ishin parkuar pranë mjetit që u dogj.

Në vend kanë shkuar menjëherë policia, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit por dyshohet për një defekt në makinë.