Shqipëri / Shtyhet gjyqi ndaj ish-ministrit Tahiri

09.04.2020 10:34:26

Gjykata e Apelit shtyn për në 28 prill seancën për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Seanca ishte parashikuar të mbahej te në orën 10:30, por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtur distancën sociale.

Arsyeja e kësaj shtyrjeje mësohet se ishte mos prania e avokatëve të ish-ministrit.

Në Shkallën e Parë Tahiri u dënua me 5 vjet për “shpërdorim të detyrës” por nuk u gjet fajtor për akuzat e trafikut të drogës. Duke qenë se më parë kishte pranuar gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi, sipas vendimit, u konvertua në 3 vjet e 4 muaj shërbim prove.

Këtë enjte ishte parashikuar edhe gjyqi ndaj ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jael Çela. Ai me vendim gjykata është dënuar me 5 vite burg. Çela edhe pse është në kërkim, e ka ankimuar këtë venidm.

Pavarësisht këtij vendimi, si ish-ministri Tahiri, ashtu edhe prokuroria e ankimoi vendimin e Gjykatës, duke e cilësuar si të padrejtë. Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.