Shqipëri/ Sigurimi i 84 votave/ Pasi bindi PS-PD-LSI për ‘Zgjedhoren’, Yuri Kim bën lëvizjen e radhës me opozitën parlamentare

06.06.2020 09:09:23

Pas arritjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, mes katër anëtarëve të Këshillit Politik, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim do të takojë deputetët e opozitës parlamentare.

Takimi me opozitën parlamentare do të mbahet në Rezidencën Amerikane në orën 10:00.

Kujtojmë se kërkesa e vazhdueshme e opozitës parlamentare ka qenë ndryshimi i sistemit zgjedhor, për të cilin nuk ka patur dokordësi.

Rudina Hajdari deklaroi mbrëmë se pavarësisht kësaj, ajo mori garanci nga ambasadorët se ndryshimi i sistemit do të diskutohet në një moment të dytë.

Dje, deputeti Myslim Murrizi paralajmëroi votën kundër Reformën Zgjedhore dhe e quajti marrëveshjen një “pazar të pisët që qelbi Shqipërinë.”

Përballë faktit se në Kuvend duhen 84 vota, që shumica socialiste nuk i ka e vetme për ta miratuar dhe letrës që i dërguan pak ditë më parë, ambasadorja i pret sot përfaqësuesit e opozitës për t’i dëgjuar dhe bindur për të mos kundërshtuar Reformën Zgjedhore.