Shqipëri: S’jemi njësoj”, opozita përgjigje Ramës: Ti kriminel, ne zbardhim të vërtetat

16.05.2018 00:24:34

Kryeministri Edi Rama nuk e përjashtoi aspak ironinë në përgjigjen që i dha sot pasdite Partisë Demokratike duke thënë se “S’jemi të gjithë njësoj” dhe se për precedentin Xhafa të krijuar rishtazi do të japë përgjigje nesër në një mbledhje të Grupit të PS.

Postimi i Ramës vendosi në “punë” opozitën, duke sjellë reagimin e kreut të grupit të PD dhe atij të LSI. “

Edi Rama ne perpjekje per te mbrojtur kliken e tij te inkriminuar paska thene qe nuk jemi te gjithe njesoj. Eshte e vertete! Nuk jemi te gjithe njesoj. Edi Rama eshte arkitekti i bashkeqeverisjes me krimin! Ne jemi ata qe po luftojme prej 5 vjetesh lidhjet e Rames me krimin e organizuar!”, shkruan Edmond Spaho në reagimin e tij.

Sipas kreut të grupit të PD, kryeministri Rama “eshte ai qe emeron Ministrat e Brendshem me lidhje familjare me trafikun nderkombetar te droges”, ndërsa opozita është e angazhuar në betejën me krimin e narkotrafikun, ndaj e zbulon këtë të vërtetë.

“Ne nuk jemi njesoj! Ne anetaresuam vendin ne NATO dhe hoqem vizat! Edi Rama, me bashkeqeverisjen me krimin e organizuar, po pengon integrimin europian te vendit”, shton më tej Spaho.

Ndërkohë me të njëjtën monedhë i është përgjigjur ironisë së Ramës, Petrit Vasili nga LSI. Ai shkruan me ironi se, “Kryeministri per here te pare ka te drejte”, kur thotë që s’janë njëlloj.

“Kryeministri thote qe s’jemi njelloj dhe ka te drejte. Po te ishim njelloj do te ishim genjeshtare si ai dhe te pacipe si ai, qe edhe leket per studentet e semure nga talasemia i shkurton dhe i grabit. Cfare shpirti i zi mund te jete ky qe grabit qindra milion koncesione per vete dhe ju zhvat edhe leket e luftes per jeten studenteve talasemike. Shyqyr qe s’jemi njelloj si ai dhe ai kurre s’do te jete si ne”, shkruan Vasili.