Shqipëri/ Skadimi i 1.4 mln kartave, Salianji: Rama ka nisur të blejë zgjedhësit, ja si…

04.01.2019 11:15:45

Çështja e 1.4 milionë kartave të identitetit, të cilave u skadon afati deri në qershor 2019, duket se do të krijojë një front të ri përplasje midis opozitës dhe qeverisë.

Nga cc deputeti Ervin Salianji shprehet se skadimi i afatit të ID-ve, lidhet me blerjen e zgjedhjeve lokale nga kryeministrit Edi Rama.

“1.4 milion karta identiteti iu skadon afati deri në datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. 1.4 milion mundësi që Rama t’i blejë duke iu paguar kuponin, duke i bërë presion apo duke mos pajisur me kartë votuesit opozitarë!”, shkruan deputeti i PD në Facebook.

Salianji akuzon më tej qeverinë se ka nisur tentativat për blerja votash, duke shpërndarë kuponë falas për pajisjen me kartë të re identiteti të atyre, të cilëve u skadon mjeti i identifikimit brenda qershorit.

“Qeveria po iu shpërndan që sot kuponë Organizatave të PS për të blerë votuesit nëpërmjet kuponëve falas! Për këtë arsye Ministria e Brendshme nuk bën asnjë njoftim, asnjë përpjekje paraprake për ta parandaluar dhe zgjidhur çështjen!”, thekson Salianji.