Shqipëri-Spanjë, dueli nis që në aeroport

08.10.2016 09:16:23

Aeroplani i Spanjes mberriti i pari por rrugen per ne Shkoder ia tregoi autobusi me shkrimin “TI SHQIPERI ME JEP NDER” ku ndodheshin De Biassi stafi i tij dhe futbollistet. Ne fakt delegacioni LA ROJA zbriti ne token shqiptare qe ne oren 19:45 por per shkak te reshjeve te shiut dhe disa formaliteteve ne aeroport iu desh te priste dhe nisjen ta kryente 1 ore me vone. Ajo qe ra ne sy ishte prania e forcave te shumta te sigurise ne daljen VIP te aeroportit. I pari qe priu rrugen e kombetares spanjolle drejt autobusit ishte mbrojtesi Gerard Pique, pas tij te gjithe te tjeret duke lene bagazhet u rehatuan ne autobus. Dalja e Diego Costas krijoi ilaritet mes te pranishmeve qe ndiqnin me kureshtje çdo levizje te tyren, dhe ky i fundit nuk mundi ti falenderonte ndryshe thirrjet ne emër, veçse me nje pershendetje.

Gjithçka po shkonte drejt normalitetit deri ne momentin kur autobusi i kombetares shqiptare parakaloi ate te  Spanjes per tu nisur drejt Shkodres.  Keta te fundit s’mund te benin asgje tjeter veçse te ndiqnin gjurmet e kuqezinjve drejt Shkodres ku te shtunen do te kryejne dhe seancen stervitore ne “Loro Borici”. Garen e nisjes ne drejtim te “Loro Boricit” e fitoi Shqiperia, por ato qe kane me shume rendesi jane piket qe do te ndajne ne qytetin verior dy skuadrat dhe te dielen ne mbremje, kuqezinjve u nevojitet nje tjeter start i shpejte per te arritur nje sukses historik ndaj nje prej kundershtareve me te forte qe historia e futbollit i ka vendosur perballe.