Shqipëri/ “Tek piramida 17, por pa arratisje në Greqi”, Ilir Meta poston pamjet nga kufiri me vendin fqinj

01.05.2020 16:19:50

Kjo fundjava ka qenë në udhëtim për presidentin Meta. Kreu i shtetit duket se ka harruar plotësisht pandeminë e koronavirusit dhe ka nisur të praktikojë pasionin e tij. Sot ai ka ndarë pamje nga vizita në piramidën e 17-të, në Shelegur të Kolonjës, pikë e cila ndan kufirin mes Greqisë dhe Shqipëri.

Meta ka ndarë foto dhe video nga vizita në Shelegur, duke shtuar me shaka se nuk po tenton që të arratiset.  “Përshëndetje, piramida e 17 e Republikës së Shqipërisë, por pa arratisje,”-shprehet Meta në video.