Shqipëri/ Tërheqja e Llallës, Lu: Kush ka frikë nga vettingu duhet të ketë edhe nga hetimi

12.02.2018 22:52:02

Rreth largimit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga sistemi shqiptar i drejtësisë është shprehur edhe ambasadorin amerikan, Donald Lu.

“Vendimi për t’u tërhequr është vendim individual, por largimi i ndonjë gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Fati i mirë është se ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vite”, ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu.

Ambasadori amerikan ka folur edhe në një linjë më të përgjithshme, duke përfshirë të gjithë zyrtarët e drejtësisë që janë larguar para se t’i nënshtrohen vettingut.

“Vendimi për t’u tërhequr nuk i shfajëson këta ish-zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vettingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale”, shtoi më tej ambasadori Lu.