Shqipëri/“Thumbat” në distancë, Berisha “tallet” keq me Ramën

06.04.2019 10:10:10

Ata të dy njihen për debatet e ashpra në Parlament, por veçanërisht për “thumbat” që i lëshojnë në drejtim të njëri-tjetrit.

Dhe ish-kryeministri Sali Berisha, pasi Edi Rama e kishte përmendur shpesh në turin e tij për “BashkinëQëDuam” me ironi, ka zgjedhur t’i përgjigjet me sarkazëm në Facebook.

Berisha ka gjetur një mënyrë të veçantë për tu tallur me Ramën, duke përdorur parullën e famshme të protestave opozitare që është “RAMA IK”.

Në Facebook, ai shkruan: “O kamarier si esht kodi i wiffi-s? Kamarieri: Ramaik2019”.