Shqipëri/ Treni përplaset me automjetin në afërsi të Golemit

17.08.2018 10:18:17

Një tren që përdorej për transportin e udhëtarëve është përplasur me një një automjet sot në mëngjes në afërsi të Golemit në Kavajë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Përroit të Agait në Golem, ku një tren pasagjerësh ka përplasur një automjet tip “Volvo” me targa J006 SMM që kalonte mbi shina.

Në mjet udhëtonin 6 anëtarët e një familje, prindërit dhe katër fëmijët të cilët kanë marrë lëndime të lehta.

Ata janë transportuar me autoambulancë drejt spitalit për kontroll dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se makina ka kaluar mbi shina ndërsa treni ishte duke u afruar dhe e ka marrë përpara mjetin për rreth 100 metra. Në vendngjarje kanë shkuar ambulanca dhe policia.