Shqipëri/ Vetëvrasja e shoferit, Petrit Vasili: Ç’siklet ka Rama që i “mbylli” vetë hetimet?

01.07.2018 19:02:07

Edhe kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me komentin që kryeministri Rama bëri për vdekjen e shoferit të ministrit të Brendshëm, Shkëlzen Qordja, mëngjesin e sotëm në Korçë.

Vasili me ironi shtron pyetjen: “Çfarë sikleti të madh ka kryeministri, që sërish bëhet prokuror?”.

“Kryeministri i mbaroi vete hetimet, dha edhe përfundimet për ngjarjen e rende te shoferit te ministrit te Brendshëm”, ironizon Vasili.

“Ç’siklet ka kryeministri qe nxiton kaq shume te flasë, te beje hetuesin edhe prokurorin???”, pyet më tej Vasili.

Dhe për këtë i kujton kreu të ekzekutivit se “Prokuroria po heton, po bën punën e saj dhe nuk ka nxjerre akoma një qëndrim përfundimtar”, ndaj ai nuk duhet të dalë në përfundime dhe t’ia imponojë atao organit të akuzës.

Në fund ish-kreu i LSI thekson se “kryeministri i inkriminuar ka shume siklete te cilat po dalin, por edhe do vazhdojnë….te dalin një nga një”.