Shqipëri: Vettingu në polici, Kryemadhi: Votojmë pro nëse pranohen amendimet e LSI

05.03.2018 12:55:56

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat para se të hynte në sallën e Kuvendit, teksa komentonte sekuestrimin e sasisë rekord prej 613 kg kokainë në portin e Durrësit, i bëri thirrje kryeministrit të vendit Edi Rama që të distancohej publikisht, të merrte përgjegjësitë dhe të largohej nga sa më shpejt nga krimi.

“Sasia kaq e madhe e kokainës së sekuestruar tregon mjerimin ku është zhytur vendi. Krimi i organizuar ka zaptuar çdo institucion, po kalbëzon çdo qelizë të familjes shqiptare dhe shtetit”, tha mes të tjerash Kryemadhi.

Ajo tha se LSI do të japë votën e saj për Vettingun në polici nëse 19 amendamentet e saj do të pranohen, ashtu siç është rënë dakord politikisht me maxhorancën.  “Vetingu në polici është një instrument i jashtëzakonshëm për situatën në të cilën jemi sot, projektligj i rëndësishëm për të pasur parasysh etapat e tjera, sepse situata me të cilën gjendet policia është e mjerueshme për shkak dhe të implikimit të shumë segmentëve, tregon që vetingu është i domsdoshëm. Ne jemi në pritje të aprovimi të 19 amendamenteve të paraqitura nga LSI. Nuk kanë të bëjnë thjesht asnjë lloj kapriço politike, por përgatitjes dhe përafërimit të një legjislacioni jo vetëm evropian po dhe demokratik për të pasur një legjislacion që larogn çdo abuzim me segmentet e policisë”, tha znj,. Kryemadhi.

Por ky bashkim votash mes PS dhe LSI për Kryemadhin nuk mund të shkaktojë ndonjë problem me PD-në, pasi forca politike që ajo drejton është në funksion të qytetarëve.

“Unë nuk mendoj se ka problem në të, se dhe raste të tjera ka pasur gjithmonë, Një nga qëndrimet që LSI ka patur dhe nuk kompleksohet. Ka bërë të qartë qëndrimin e saj përsa i përket bashkëpunimit të ligjeve për qytetarët nuk ka qëllim tjetër vetëm angazhim të LSI për një politikë në funksion të qytetarëve dhe shtetasve shqiptarë”, tha kryetarja e LSI.