Shqiperi/ “Virusi ka ulur agresivitetin”, shefja e ISHP: Java e ardhshme pritet me tendencë rritjeje të rasteve të reja

17.01.2021 17:23:13

Eugena Tomini, shefja e survejancës në ISHP, rënien e numrit të të shtruarve në spitale, e shpjegon me rënien e agresivitetit të virusit COVID-19.

Sipas Tominit, kjo ka sjellë edhe rënien e kërkesës për trajtim spitalor në javët e fundit.

Kemi ulje të vdekjeve dhe të hospitalizuarve. Ka transmetim komunitar dhe ndërkohe duket një ulje të agresivitet të shprehur që kërkon trajtim spitalor”, tha Tomini.

Sa i përket luhatjet e kurbës së të infektuarve dhe rritjes së shifrave, Tomini thotë se kjo situatë do të vijojë edhe për një javë.

Pritet një tendence në rritje në këto tre javët e parë të muajit Janar. Gjithsesi luhatjet e kurbës epidemike janë edhe sjellje fiziologjike të virusit dhe varet nga hetimi epidemiologjik, numri i rasteve që kërkojnë referencë. Prandaj hera herës kanë dhe luhatje të pozitivitet të konfirmuar kundrejt referimit”, tha ndër të tjera Tomini.

Sipas raportimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.