Shqipëri/ Vjen një shkodran për sulmin e Flamurtarit

29.01.2019 20:19:54

Largimi i Tomislav Busic drejt Teutës, la një boshllëk në majën e sulmit të Flamurtarit, por drejtuesit ndërhynë menjëherë për të zgjidhur këtë çështje.

Kështu sot në Vlorë  u prezantua një tjetër emër i njohur i futbollit shqiptar, sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj.

Sulmuesi 32-vjeçar është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerin Ilir Daja, ndërsa ende nuk dihet nëse është gati për të luajtur që nga fundjava e ardhshme.

Sukaj ka një karrierë mjaft të pasur sportive, pasi ka veshur fanellën e Vllaznisë, Partizanit, e Laçit në Shqipëri, por ka luajtur edhe në ligat iraniane, kroate, turke, etj.