Shqipëri/ Vrasje me armë zjarri në Vlorë

06.10.2019 17:13:06

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në Vlorë. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur te Plazhi i Vjetër.

Sipas burimeve, dy persona në pije e sipër janë zënë me grushte dhe më pas ka ndodhur edhe tragjedia.

Nuk dihet ende detaje të tjera, por policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes…