Shqipëri/ Zbardhen dëshmitë e punonjësve të Rinasit: Ja si vidhnin sendet nga bagazhet e udhëtarëve

23.05.2019 16:22:43

Zbulohen mënyrat e nxjerrjes nga aeroporti të sendeve të vjedhura. Report Tv ka siguruar dëshminë e dy të arrestuarve këtë të hënë, për vjedhje të pasurisë nga bagazhet e udhëtarëve, punonjës të ngarkim-shkarkimit në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se punonjësit i fshihnin sendet e vjedhura në shollat e këpucëve dhe në organet gjenitale. Ata nuk i shpërndanin sendet që vidhnin, por i kalonin vetë. Në rastet kur vidhnin vlera monetare ose sende me vlerë, largoheshin menjëherë nga aeroporti duke nxjerrë justifikime familjare. Për këtë arsye këtej e tutje nuk lejohet asnjë punëtor të dalë nga aeroporti pa mbaruar orarin e punës.

Arrestimi i punonjësve të ngarkim-shkarkimit me inicialet, D.M. 22 vjeç dhe E.RR, 24 vjeç, u bë i mundur ketë të hënë, falë informacioneve të marra se punonjësit kryenin vjedhje të pasurisë në bagazhet e pasagjerëve të linjave të ndryshme. Nga ky operacion u arrit të sekuestrohej shuma prej 4550 euro, që dyshohet ti jete vjedhur nga bagazhet udhëtarit me iniciale H.E.