Shqiperi/ Zjarri te magazina tek Qendra Tregtare, Jaupaj: Policia po bën veprimet hetimore

26.03.2021 23:36:16

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, në një magazinë pranë një qendre tregtare ku ka ngelur i bllokuar një 33 vjeçar. Në një prononcim për mediat drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi është shprehur se prej dy ditësh zjarri në këtë magazinë vijon të jetë aktiv.

Sipas tij për shkak të materialeve që ndodhen brenda saj është bërë shumë e vështirë puna e policisë dhe e zjarrëfikëseve, për të vendosur nën kontroll flakët.

“Jeni dëshmitar të të gjithë veprimeve që zjarrfikësve që po bëjnë, për shkak të materialeve që magazina ka pasur brenda, ka qenë një pjesë e mallit plastik dhe ka dëmtime të mëdha në bodrum. Policia po bën veprimet hetimore jemi në ndjekje të vazhdueshme të situatës bashkë me zjarrfikëset”, tha Jaupi.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë ma parë ku si pasojë e flakëve ka mbetur i bllokuar brenda dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij roja Arjan Sala 33 vjeç i cili kishte bërë të mundur shpëtimin dhe nxjerrjen jashtë të 25 punonjësve që ndodheshin në magazinë në momentin e zjarrit.